Labi me deklaratë të fortë për Kushtrimin: Ia ka ngacmuar motrën dasmorit, e kanë rrahur

Një tjetër moment tensioni ka ndodhur së fundmi në Big Brother VIP Kosova 4, ku debati mes banorëve Labinot Rexhës dhe Kushtrim Kelanit ka marrë përmasa serioze. Konflikti u shkaktua nga një përplasja verbale që lidhej me ngjarje të jashtme, të përmendur nga Labi. Rexha pretendoi se Kushtrimi kishte qenë i përfshirë në një incident…

ShowBiz

24/12/2025 13:40

Një tjetër moment tensioni ka ndodhur së fundmi në Big Brother VIP Kosova 4, ku debati mes banorëve Labinot Rexhës dhe Kushtrim Kelanit ka marrë përmasa serioze.

Konflikti u shkaktua nga një përplasja verbale që lidhej me ngjarje të jashtme, të përmendur nga Labi.

Rexha pretendoi se Kushtrimi kishte qenë i përfshirë në një incident gjatë një dasme, ku sipas tij, ai kishte ngacmuar motrën e dasmorit dhe kishte paguar 20 mijë euro për të zgjidhur situatën.

Pas kësaj deklarate, Kushtrimi reagoi duke qeshur dhe i tha Labit se po i tregonte gjërat e veta.

“Ti je mgjitor, ti bën magji”, iu drejtua Kushtrimi Labit.

“Burrë me pelena”, iu kthye Labi, duke mos kursyer ironinë.

Ky incident tregon qartë se konflikte të tilla nuk janë të pazakonta në reality shou, ku emocionet shpesh çojnë në debate të hapura dhe dramatike.