Ndalet rryma në tubimin e PDK-së në Klinë, Hamza: Më 28 dhjetor, le ta ndriçojmë të ardhmen e Kosovës me votën tonë

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka reaguar pasi i është ndalur rryma në tubimin e tij në Klinë, duke e cilësuar mungesën e rrymës si një “shërbim të veçantë” që kjo qeveri u ka ofruar qytetarëve gjatë pesë viteve të fundit. Përmes një mesazhi drejtuar qytetarëve, Hamza ka theksuar se kjo gjendje është…

Lajme

20/12/2025 23:13

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka reaguar pasi i është ndalur rryma në tubimin e tij në Klinë, duke e cilësuar mungesën e rrymës si një “shërbim të veçantë” që kjo qeveri u ka ofruar qytetarëve gjatë pesë viteve të fundit.

Përmes një mesazhi drejtuar qytetarëve, Hamza ka theksuar se kjo gjendje është bërë tashmë rutinë, ndërsa ka bërë thirrje për ndryshim përmes votës në zgjedhjet e ardhshme, transmeton lajmi.net.

“Më 28 dhjetor, le ta ndriçojmë të ardhmen e Kosovës me votën tonë. Votoni për një qeveri që punon,” ka thënë Hamza, duke kërkuar mbështetje për programin e tij dhe listën e PDK-së.

Postimi i plotë: 

Sonte na u ndalë rryma në Klinë. Kjo tashmë është bërë rutinë. Ky ishte shërbim i veçantë i kësaj qeverie që pesë vjet.
Më 28 dhjetor, le ta ndriçojmë të ardhmen e Kosovës me votën tonë. Më 28 dhjetor, votoni për një qeveri që punon!
Bashkë. Përpara.#PDK130./lajmi.net/