Policia gjobit me nga 1000 euro kompanitë për ndotjen e rrugëve në rajonin e Prishtinës
Njësitet e Trafikut Rajonal të Policisë së Kosovës kanë ndërmarrë sot masa ndaj disa kompanive që po kryenin punime me kamionë për bartjen e dheut në rajonin e Prishtinës. Gjatë kontrolleve në terren, policia ka konstatuar se në disa segmente të rrugëve nacionale kishte sasi të mëdha balte, të cilat përbëjnë rrezik serioz për sigurinë…
Lajme
Njësitet e Trafikut Rajonal të Policisë së Kosovës kanë ndërmarrë sot masa ndaj disa kompanive që po kryenin punime me kamionë për bartjen e dheut në rajonin e Prishtinës.
Gjatë kontrolleve në terren, policia ka konstatuar se në disa segmente të rrugëve nacionale kishte sasi të mëdha balte, të cilat përbëjnë rrezik serioz për sigurinë në trafik, sidomos në kushtet e mjegullës dhe ngricës, transmeton lajmi.net.
Si pasojë, ndaj personave juridikë janë shqiptuar gjoba në vlerë prej 1.000 euro, në përputhje me ligjin, ndërsa kompanitë janë obliguar që menjëherë të bëjnë pastrimin e rrugëve.
Policia e Kosovës ka theksuar se edhe gjatë sezonit dimëror do të vazhdojë të veprojë pa hezitim ndaj të gjithë atyre që rrezikojnë sigurinë e trafikut dhe jetën e qytetarëve./lajmi.net/