Fondacioni Frutex dhe Golden Eagle ndajnë 10 mijë euro për mjekimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Xhem Rexhepi
Fondacioni Frutex dhe Golden Eagle i kanë dal në ndihmë ish-ushtarit të UÇK-së, Xhem Rexhepi nga fshati Zhiti i komunës së Vitisë. Rexhepi që 17 vite vuan nga një sëmundje që ia mori të dyja këmbët, transmeton lajmi.net. Për të mundësuar mjekimin e tij, Frutex dhe Golden Eagle dhuruan 10 mijë euro. Pronari i Golden…
Lajme
Fondacioni Frutex dhe Golden Eagle i kanë dal në ndihmë ish-ushtarit të UÇK-së, Xhem Rexhepi nga fshati Zhiti i komunës së Vitisë.
Rexhepi që 17 vite vuan nga një sëmundje që ia mori të dyja këmbët, transmeton lajmi.net.
Për të mundësuar mjekimin e tij, Frutex dhe Golden Eagle dhuruan 10 mijë euro.
Pronari i Golden Eagle, Shaqir Palushi me anë të një postimi që ka bërë ka thënë se asnjëherë nuk ke kishte menduar që një person që ka kontribuar për liri, do të ishte në gjendje të tillë.
“Sot vizituam ish-ushtarin e UÇK-së, Xhem Rexhepi, nga fshati Zhiti i Komunës së Vitisë. Prej 17 vitesh ai dergjet i shtrirë në shtrat, i goditur nga një sëmundje e rëndë që ia mori të dyja këmbët. Kurrë nuk e kisha menduar që një njeri që kontribuoi për lirinë tonë të jetë në një gjendje të tillë, pa një përkujdesje të duhur. Plagët dhe dhimbjet e tij bien mbi ndërgjegjen tonë kolektive. Fondacioni Frutex dhe Golden Eagle ndajnë 10.000 € për mjekimin e tij.”, shkroi ai./lajmi.net/