Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë

Policia ka njoftuar se kanë pranuar informatën s një person gjendet pa shenja jete në rrugën “Ymer Prizreni” në Prishtinë. Zëdhënësi i Policisë në Prishtinë, Enis Pllana ka thënë se menjëherë kanë dal në vendngjarje dhe kanë hasur viktimën mashkull, pa shenja jete. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. “Sot rreth…

Lajme

18/12/2025 13:03

Policia ka njoftuar se kanë pranuar informatën s një person gjendet pa shenja jete në rrugën “Ymer Prizreni” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë në Prishtinë, Enis Pllana ka thënë se menjëherë kanë dal në vendngjarje dhe kanë hasur viktimën mashkull, pa shenja jete.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

“Sot rreth orës 10:30 policia ka pranuar informatën se në rrugën Ymer Prizreni në Prishtinë, gjendet një person pa shenja jete. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur viktimën mashkull, i cili ishte pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka thënë Pllana. /Lajmi.net/