Vetëvendosje publikon listën e kandidatëve: Vetëm Albin Kurti me fotografi
Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar listën me numrat rendorë të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e ardhshme. Ajo që bie në sy në këtë listë është fakti se vetëm kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, figuron me fotografi, ndërsa kandidatët e tjerë paraqiten vetëm me emra dhe numra rendorë, pa fotografi shoqëruese, raporton lajmi.net Ky detaj…
Lajme
Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar listën me numrat rendorë të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e ardhshme.
Ajo që bie në sy në këtë listë është fakti se vetëm kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, figuron me fotografi, ndërsa kandidatët e tjerë paraqiten vetëm me emra dhe numra rendorë, pa fotografi shoqëruese, raporton lajmi.net
Ky detaj ka ngjallur vëmendje, pasi zakonisht listat e publikuara nga partitë politike përfshijnë edhe fotografitë e kandidatëve./Lajmi.net/
