Ndalohen fishekzjarret në Prizren
Të mërkurën, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka lëshuar urdhër për ndalim të ndezjes së fishekzjarrëve dhe përdorimit të mjeteve piroteknike në vendet e hapura publike, dhe zonat e banuara në të gjithë territorin e qytetit. Siç bëhet e ditur përmes urdhër-lëshimit nga komuna ndalesa vlen nga data 25 dhjetor deri më 3 janar të…
Lajme
Të mërkurën, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka lëshuar urdhër për ndalim të ndezjes së fishekzjarrëve dhe përdorimit të mjeteve piroteknike në vendet e hapura publike, dhe zonat e banuara në të gjithë territorin e qytetit.
Siç bëhet e ditur përmes urdhër-lëshimit nga komuna ndalesa vlen nga data 25 dhjetor deri më 3 janar të vitit 2026, në përjashtim të datës 31 dhjetor nga ora 23:30 deri në ora 00:30 minuta, shkruan lajmi.net.
Ky vendim vjen pas rastit tragjik të 31 dhjetorit 2024, pasi një 25-vjeçar nga fshati Zhur kishte humbur jetën pas shpërthimit të një arsenali të fishekzjarrëve.
Ndërsa qytetarët ftohen ta respektojnë këtë urdhëresë. /Lajmi.net/
