Krasniqi: Nuk di çfarë tjetër duhet të bëjnë Alban Krasniqi dhe Sami Kurteshi që të shkarkohen nga KQZ
Albert Krasniqi nga Demokracia+ ka reaguar në lidhje me veprimet e shpeshta të dy anëtarëve të KQZ-së, nga radhët e PDK-së, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi. Reagimi i tij vie pas veprimeve të shumta nga dyshja, por së fundi Alban Krasniqi po ashtu realizoi një video nga zyra tregonte se si qytetarët të votojnë Vetëvendosjen.…
Lajme
Albert Krasniqi nga Demokracia+ ka reaguar në lidhje me veprimet e shpeshta të dy anëtarëve të KQZ-së, nga radhët e PDK-së, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi.
Reagimi i tij vie pas veprimeve të shumta nga dyshja, por së fundi Alban Krasniqi po ashtu realizoi një video nga zyra tregonte se si qytetarët të votojnë Vetëvendosjen.
Albert Krasniqi deklaroi se nuk e di çfarë tjetër duhet të bëjnë Alban Krasniqi e Sami Kurteshi që të shkarkohen nga KQZ.
“Në mënyrë të përsëritur, ata kanë ndërmarrë veprime të kundërligjshme që cenojnë drejtpërdrejt integritetin e zgjedhjeve. Që nga shkarkimi i Valdete Dakës nga Presidentja Osmani – një vendim në shkelje të Kushtetutës dhe mbi akuza të fabrikuara nga VV – kjo dyshe vepron me bindjen se është e paprekshme, duke e përshkallëzuar sjelljen destruktive brenda KQZ-së”,deklaroi Krasniqi.
Ai tha se nuk është rastësi që objektivi i tyre janë gratë në KQZ, përfshirë ish-Kryesuesen dhe dy anëtaret e komuniteteve jo shumicë, si dhe më pas gazetarët dhe shoqëria civile, ndaj të cilëve krijojnë vija imagjinare se ku duhet të qëndrojnë dhe ushtrojnë presion.
“Me burrat e partive politike nuk ua mban. Ky selektivitet tregon qartë se kemi të bëjmë me ushtrim pushteti dhe frikësim të qëllimshëm ndaj kategorive të pambrojtur. Ndërkohë që heshtja dhe abstenimi i opozitës vetëm sa u japin atyre hapësirë e justifikim për të vazhduar”./Lajmi.net/