“Hera e parë që po e dëgjoj”, kështu përgjigjet Konjufca për këngën e Llalloshit për Kurtin
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca është pyetur për këngën e Edona Llalloshit kushtuar Albin Kurtit. Konjufca ka thënë se edhe Albin Kurti nuk mendon që njeriut të gjallë duhet t’i bëhet këngë e t’i ndërtohet përmendore. “Unë mendoj që në masë të madhe e ndaj mendimin me Albin Kurtin, ai e ndan mendimin që…
Lajme
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca është pyetur për këngën e Edona Llalloshit kushtuar Albin Kurtit.
Konjufca ka thënë se edhe Albin Kurti nuk mendon që njeriut të gjallë duhet t’i bëhet këngë e t’i ndërtohet përmendore.
“Unë mendoj që në masë të madhe e ndaj mendimin me Albin Kurtin, ai e ndan mendimin që për së gjalli njeriut nuk i bëhet këngë dhe nuk i ndërtohet përmendore. Përmendorja është mirë me ju ngritë vetëm dëshmorëve e heronjve, dhe atyre që janë figura madhështore”, ka thënë ai./T7