Policia në Ferizaj arreston në flagrancë një të dyshuar për fajde
Sot, Policia e Kosovës në Ferizaj, në bashkëpunim me Prokurorinë në Ferizaj, kanë arrestuar në flagrancë një person të dyshuar për fajde. “I dyshuari i lartcekur dyshohet se me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë ka kontraktuar një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë, në këmbim të dhënies së borxhit, duke shfrytëzuar kështu gjendjen…
Lajme
Sot, Policia e Kosovës në Ferizaj, në bashkëpunim me Prokurorinë në Ferizaj, kanë arrestuar në flagrancë një person të dyshuar për fajde.
“I dyshuari i lartcekur dyshohet se me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë ka kontraktuar një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë, në këmbim të dhënies së borxhit, duke shfrytëzuar kështu gjendjen e rëndë financiare të viktimës, dhe duke e ngarkuar atë me kamatë në mënyrë të kundërligjshme”, ka thënë Policia e Kosovës.
Në lidhje me rastin janë ndërmarrë veprimet procedurale ndaj personit të dyshuar, i cili pas intervistimit me aktvendim të prokurorit është ndaluar. /Lajmi.net/
Njoftimi i plotë i Policisë: