Sot fillon dërgimi i fletëvotimeve për votimin me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se sot nga ora 10:45 do të fillojë dërgimi i pakove me fletëvotime për votimin me postë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë për KosovaPress, se dërgimi do të nisë përmes operatorit ekonomik. “Ju njoftoj se ditën e diel,…

Lajme

14/12/2025 08:34

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se sot nga ora 10:45 do të fillojë dërgimi i pakove me fletëvotime për votimin me postë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë për KosovaPress, se dërgimi do të nisë përmes operatorit ekonomik.

“Ju njoftoj se ditën e diel, 14 dhjetor 2025, ora 10:45, KQZ përmes operatorit ekonomik, do të nisë dërgimin e pakove me fletëvotime për votuesit e regjistruar jashtë Kosovës për të votuar përmes postës në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Vendi: Depo e DHL në Prishtinë”, ka thënë Elezi.

Rreth 58 mijë votues kanë përzgjedhur votimin me postë, të cilëve KQZ-ja do t’ua dërgojë pakon me fletëvotim në adresën e tyre. Votimi përmes postës ishte planifikuar të fillojë të premten, por shtypja e fletëvotimeve në Slloveni të dedikuara për votuesit jashtë Kosovës, është përmbyllur vetëm më 12 dhjetor./kp