Dardan Sejdiu thotë se bizneset prodhuese janë në gjendje të rëndë: Mbi 10 janë mbyllur sivjet

Opinionisti Dardan Sejdiu ka folur në lidhje me gjendjen e bizneseve prodhuese. Ai në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova është shprehur se ato janë në gjendje të rëndë. Madje, Sejdiu tha se vetëm sivjet janë mbyllur mbi 10 biznese prodhuese. “Hiç më pak se mbi 10 biznese prodhuese që i njoh unë, janë mbyllur sivjet,…

Lajme

11/12/2025 23:01

Opinionisti Dardan Sejdiu ka folur në lidhje me gjendjen e bizneseve prodhuese.

Ai në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova është shprehur se ato janë në gjendje të rëndë.

Madje, Sejdiu tha se vetëm sivjet janë mbyllur mbi 10 biznese prodhuese.

“Hiç më pak se mbi 10 biznese prodhuese që i njoh unë, janë mbyllur sivjet, pas 15 vjetësh ia kanë vënë dryrin dhe kanë dërguar njerëz në shtëpi”.

“Ne duhet të kuptojmë një herë e mirë, ekonomia nuk zhvillohet me video në Facebook”, u shpreh ai.