Gjini me kritika të ashpra ndaj VV-së: Koordinimi me Radojçiqin për pagën minimale ishte më i pastri që kemi parë ndonjëherë

Ardian Gjini, nënkryetari i AAK-së, në emisionin Debat Plus ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për një bashkërendim të paprecedent me Milan Radojçiqin dhe Listën Serbe në procesin e votimit për ligjin e pagës minimale. Ai tha se ky koordinim kishte për qëllim përjashtimin e veteranëve të luftës nga koncepti i pagës minimale. “Muj me të thënë…

Lajme

06/12/2025 22:05

Ardian Gjini, nënkryetari i AAK-së, në emisionin Debat Plus ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për një bashkërendim të paprecedent me Milan Radojçiqin dhe Listën Serbe në procesin e votimit për ligjin e pagës minimale.

Ai tha se ky koordinim kishte për qëllim përjashtimin e veteranëve të luftës nga koncepti i pagës minimale.

“Muj me të thënë që koordinimin më të pastër që e kemi pa najherë mes cilësdo parti politike shqiptare me Listën Srpska ka qenë koordinimi i Vetëvendosjes me Radojçiqin përmes Mimoza Kusari-Lilës për votën për pagën minimale. Esenca e votës për pagën minimale ka qenë përjashtimi i veteranëve të luftës prej konceptit të pagës minimale”, u shpreh Gjini.

Ai shtoi se koordinimi, sipas tij, nuk ishte vetëm i plotë, por edhe i fshehtë:

“Asnjëherë nuk ka pasur koordinim më të pastër, madje madje përpos që ka qenë koordinim i pastër, ka qenë edhe koordinim i fshehtë. Tjetërgjë është që kanë dalë incizimet, ato incizime kanë mujt mos me dalë kurrë…”

Në vijim, Gjini e ktheu vëmendjen te kompania NOA, për të cilën akuzoi qeverinë se nuk po jep asnjë shpjegim për pronarët dhe qarkullimin e madh financiar. Ai kritikoi mungesën e transparencës lidhur me operimin e kësaj kompanie.

“Ku ka shku profiti i NOA Energji? Nuk del në konferencë për shtyp me tregu që një ndërmarrje që i operon 1 miliard euro, që nuk ia dinë profitin, çka po ndodh me ato pare. Nuk falin fare,” tha ai.

Gjini theksoi se qeveria po shmang çdo përgjigje konkrete mbi këtë çështje, duke ngritur pikëpyetje serioze për menaxhimin dhe kontrollin e sektorit të energjisë.