Kriza e energjisë, Shala: Një zinxhir i tërë menaxherial i vënë në shërbim të strukturave politike

Ferat Shala kandidat për deputet nga radhët e PDK-së, ka lëshuar akuza të ashpra ndaj ish-qeverisë Kurti 2 dhe menaxhmentit të KEK-ut, duke i bërë përgjegjës për degradimin e sistemit energjetik në vend. Shala ka deklaruar se sektori i energjisë është kapur nga politika, duke filluar nga minierat e deri te prodhimi final. Sipas tij,…

Lajme

06/12/2025 21:31

Ferat Shala kandidat për deputet nga radhët e PDK-së, ka lëshuar akuza të ashpra ndaj ish-qeverisë Kurti 2 dhe menaxhmentit të KEK-ut, duke i bërë përgjegjës për degradimin e sistemit energjetik në vend.

Shala ka deklaruar se sektori i energjisë është kapur nga politika, duke filluar nga minierat e deri te prodhimi final.

Sipas tij, menaxhmenti ka punuar vetëm për të përmbushur kërkesat e nivelit të lartë politik, duke dëmtuar rëndë sistemin prodhues.Shala ngriti alarmin edhe për mënyrën e shpenzimit të parasë publike përmes tenderëve pa konkurrencë. Ai vlerëson se situata aktuale është “jashtë kontrollit”.

“I gjithë ky zinxhir menaxherial, që nga linjat e përgatitjes minerare e deri te prodhimi, ka qenë në shërbim të strukturave shtetërore-politike për t’i përmbushur kërkesat që kanë ardhë nga niveli lartë-poshtë fatkeqsisht. Është dëmtuar sistemi prodhues, kemi pasur studim të fizibilitetit në 2019-ën, e nënshkrume kontrata për remotët e termocentralit B, u shty për pesë vjet dhe tash e promovojnë që do të fillojë vitin e ardhshëm me donacionet e BE-së”, deklaroi ai ndër të tjera.