Labi-Elijonës: Po viktimizohesh se të ka vdekur nëna, me qenë e mirë s’do ishe larguar nga familja kur ke qenë 13 vjeçare
Mbrëmja e së premtes në Big Brother VIP Kosova 4 u shënua nga një përplasje e fortë mes banorëve Labinot Rexhës dhe Elijonës, teksa po përgatiteshin për gjumë në dhomën e fjetjes. Debati nisi pas disa provokimeve, të cilat Labi duket se nuk i përballoi dot. Ai iu kthye ashpër Elijonës duke i thënë: “Ti po…
ShowBiz
Mbrëmja e së premtes në Big Brother VIP Kosova 4 u shënua nga një përplasje e fortë mes banorëve Labinot Rexhës dhe Elijonës, teksa po përgatiteshin për gjumë në dhomën e fjetjes.
Debati nisi pas disa provokimeve, të cilat Labi duket se nuk i përballoi dot.
Ai iu kthye ashpër Elijonës duke i thënë: “Ti po viktimizohesh pse të ka vdekur nëna.”
Ky koment tronditi banorët, pasi prekte një ngjarje tragjike që Elijona kishte ndarë më herët me publikun.
Elijona kishte treguar se nëna dhe motra e saj kishin humbur jetën në një aksident teksa udhëtonin nga Gjermania në Kosovë, një histori që kishte prekur shikuesit dhe banorët.
Megjithatë, Labi nuk u ndal aty dhe e goditi sërish me një koment tjetër të rëndë: “Po të ishe e mirë, nuk do ishe larguar nga familja. Në moshën 13-vjeçare je larguar nga shtëpia.”
Ky reagim lidhet me periudhën kur Elijona, sipas raportimeve, ka jetuar për pesë vite nën kujdesin e shtetit gjerman, larg familjes së saj.
#bbvipks4 https://t.co/nxlTLBoWkj pic.twitter.com/UljA2Js03E
— riqe (@riqe176567) December 6, 2025