Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e 65-të
Sot muzikës shqiptare i shtohet një tjetër ditë përkujtimore, pasi një nga artistët më të njohur të skenës, Ilir Shaqiri, feston 65-vjetorin e lindjes. Me dekada karrierë pas vetes, këngët e tij kanë lënë gjurmë të paharrueshme në historinë muzikore shqiptare dhe janë bërë pjesë e kulturës së përditshme, transmeton lajmi.net. Mes urimeve të shumta…
ShowBiz
Sot muzikës shqiptare i shtohet një tjetër ditë përkujtimore, pasi një nga artistët më të njohur të skenës, Ilir Shaqiri, feston 65-vjetorin e lindjes.
Me dekada karrierë pas vetes, këngët e tij kanë lënë gjurmë të paharrueshme në historinë muzikore shqiptare dhe janë bërë pjesë e kulturës së përditshme, transmeton lajmi.net.
Mes urimeve të shumta që kanë mbërritur nga fansat dhe kolegët, një dedikim i veçantë ka ardhur nga djali i tij, Korab Shaqiri.
Në një postim në Facebook, ai ka shprehur dashurinë dhe respektin për babanë e tij, duke kujtuar lidhjen e fortë mes tyre edhe kur distanca i ndan.
“Faleminderit për forcën, dashurinë dhe rrugën që ecim bashkë, pavarësisht kilometrave që na ndajnë. Të uroj shëndet, qetësi, gëzim dhe dritë në çdo hap të jetës tënde. Uroj që kënga jote të vazhdojë të frymojë gjatë dhe që zemra jote të mbetet po aq e madhe sa gjithmonë. Gëzuar 65-vjetorin, babë!”, shkruan Korabi.
Ky moment shënon jo vetëm një ditëlindje personale, por edhe një rast për të vlerësuar trashëgiminë muzikore të Shaqirit, e cila vazhdon të frymëzojë brezat e rinj dhe të emocionojë publikun shqiptar./lajmi.net/