Real Madrid tërhiqet nga gara për transferimin e Ibrahima Konates
Real Madrid i ka bërë të ditur Liverpoolit se nuk ka asnjë interes për të transferuar mbrojtësin francez Ibrahima Konaté vitin e ardhshëm. Lajmi është konfirmuar nga burimet e besueshme të merkatos, David Ornstein dhe Fabrizio Romano, transmeton lajmi.net. Së fundmi, Konaté ishte lidhur me një kalim të mundshëm te gjiganti spanjoll, sidomos për shkak…
Sport
Real Madrid i ka bërë të ditur Liverpoolit se nuk ka asnjë interes për të transferuar mbrojtësin francez Ibrahima Konaté vitin e ardhshëm.
Lajmi është konfirmuar nga burimet e besueshme të merkatos, David Ornstein dhe Fabrizio Romano, transmeton lajmi.net.
Së fundmi, Konaté ishte lidhur me një kalim të mundshëm te gjiganti spanjoll, sidomos për shkak të situatës së tij kontraktuale.
Por Real Madrid ka sqaruar se nuk e ka në planet e veta mbrojtësin e Liverpoolit dhe po orientohet drejt alternativave të tjera për sezonin e ardhshëm./lajmi.net/