Bebe Rexha bashkohet me dhimbjen për Shpat Kasapin

Lajmi për ndarjen nga jeta të këngëtarit të njohur shqiptar, Shpat Kasapit, ka prekur thellë publikun dhe komunitetin artistik, brenda dhe jashtë vendit. Ndër reagimet më të ndjeshme ka qenë ai i këngëtares me famë botërore Bebe Rexha, e cila përmes një story në Instagram ka shprehur ngushëllimin e saj, transmeton lajmi.net. Ajo ka rishpërndarë…

ShowBiz

27/11/2025 16:52

Lajmi për ndarjen nga jeta të këngëtarit të njohur shqiptar, Shpat Kasapit, ka prekur thellë publikun dhe komunitetin artistik, brenda dhe jashtë vendit.

Ndër reagimet më të ndjeshme ka qenë ai i këngëtares me famë botërore Bebe Rexha, e cila përmes një story në Instagram ka shprehur ngushëllimin e saj, transmeton lajmi.net.

Ajo ka rishpërndarë një video ku Shpati interpreton këngë patriotike, duke shoqëruar postimin me një emoji pëllumbi dhe flamurin shqiptar – një simbolikë e qartë respekti dhe dhimbjeje për humbjen e artistit.

Reagimi i Rexhës ka prekur shumë ndjekës, pasi tregon se, pavarësisht karrierës ndërkombëtare dhe jetës në SHBA, ajo mbetet e lidhur fort me rrënjët shqiptare.

Bebe Rexha dhe Shpat Kasapi kishin një lidhje të përbashkët edhe në prejardhje: të dy janë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, çka e bën gjestin e saj edhe më domethënës./lajmi.net/