Tërhiqet Lista serbe – Ftesa për mbledhje në komunën e Mitrovicës së Veriut tash me emrin “Republika e Kosovës“

Ftesa për seancën konstituive të Kuvendit të Mitrovicës së Veriut tash mban emrin zyrtar “Republika e Kosovës”, dhe është e shënuar edhe në gjuhën shqipe. Anise më herët kryetari i sapozgjedhur  i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç kishte dhënë sinjale të qarta të mosrespektimit të rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, shkruan lajmi.net.…

Lajme

27/11/2025 13:24

Ftesa për seancën konstituive të Kuvendit të Mitrovicës së Veriut tash mban emrin zyrtar “Republika e Kosovës”, dhe është e shënuar edhe në gjuhën shqipe.

Anise më herët kryetari i sapozgjedhur  i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç kishte dhënë sinjale të qarta të mosrespektimit të rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, shkruan lajmi.net.

Në ftesën me firmën e Radojeviç, dërguar asamblistëve të kuvendit të ri komunal për seancën konstituive, ku do të jepet betimi si kryetar i Komunës, mungonte shënimi zyrtar i dokumentit relevant, përkatësisht “Republika e Kosovës” — term që ligjërisht dhe obligativisht duhet të përdoret nga çdo institucion shtetëror, qoftë në nivel lokal, qoftë në atë qendror, në secilin dokument zyrtar.

Veç mungesës së shënimit zyrtar “Republika e Kosovës”, në ftesë paraqitej edhe mungesa e respektimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Pra mungonte gjuha shqipe.

Menjëherë për këtë reagoi edhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, si institucion mbikëqyrës i pushtetit lokal, ku refuzoi mbajtjen e seancës së thirrur më 5 dhjetor, me arsyetimin se Republika e Kosovës nuk përmendet askund në dokumentacionin relevant.

Për këtë ka reaguar edhe gazetari Ermal Panduri, i cili përmes një postimi në llogarinë e tij në Faceook, ka publikuar dokumentin zyrtar ku tashmë shkruhet “Republika e Kosovës”.

“Tërhiqet Lista serbe: Ftesa për mbledhje ne Mitrovice te veriut tash me emrin “Republika e Kosovës”, shkroi Panduri. /Lajmi.net/