Mustafa i reagon Kurtit pasi ndau paratë për RTK-në: Mashtrues, manipulues, uzurpues!

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka reaguar pasi qeveria në detyrë vendosi të ‘dorëzohet’ dhe të ndajë mjete nga kursimet për pagat e punëtorëve të RTK-së. Ai e quajti Albin Kurtin mashtrues dhe manipulues, duke e lidhur këtë vendim me zgjedhjet e 28 dhjetorit. “Dmth paska pas mundësi të kryhen pagat e…

Lajme

27/11/2025 13:08

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka reaguar pasi qeveria në detyrë vendosi të ‘dorëzohet’ dhe të ndajë mjete nga kursimet për pagat e punëtorëve të RTK-së.

Ai e quajti Albin Kurtin mashtrues dhe manipulues, duke e lidhur këtë vendim me zgjedhjet e 28 dhjetorit.

“Dmth paska pas mundësi të kryhen pagat e RTK-së pa krizë, pa vonesa! Por tash janë zgjedhjet, apo jo?

Është dashtë me tentu’ me i lënë fajin tjerëve, apo jo?

Mashtrues, manipulues, uzurpues.

28 dhjetori është dita!” – ka shkruar Mustafa./Lajmi.net/