“Gjeneral, t’u rritë nderi” – Çitaku reagon pas dëshmisë së Clark në Hagë
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas dëshmisë së gjeneralit amerikan Wesley Clark në Hagë. Çitaku përmes një postimi në Facebook, ka shkruar “gjeneral, tu rritë nderi”, shkruan lajmi.net. “Historia nuk rishkruhet, as tjetërsohet. Ajo që është shkruar me gjak, sakrificë dhe përkushtim nuk e fshin askush. Nderi i luftës dhe i atyre që…
Lajme
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas dëshmisë së gjeneralit amerikan Wesley Clark në Hagë.
Çitaku përmes një postimi në Facebook, ka shkruar “gjeneral, tu rritë nderi”, shkruan lajmi.net.
“Historia nuk rishkruhet, as tjetërsohet. Ajo që është shkruar me gjak, sakrificë dhe përkushtim nuk e fshin askush. Nderi i luftës dhe i atyre që i dolën zot këtij vendi qëndron i paepur, pavarësisht kush përpiqet ta shtrembërojë. Në këtë tokë, e vërteta gjithmonë gjen dritë”, ka shkruar Çitaku në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i plotë i saj: