Qalaj: Respekt për Enver Hoxhajn, por Bedri Hamza është nga më të suksesshmit

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj ka thënë se kandidati për kryetar të kësaj partie është Bedri Hamza, por thekson se edhe Enver Hoxhaj gëzon respektin e tij. Derisa pritet të mbahet Konventa e kësaj partie për të zgjedhur edhe kryetarin e ri, Qalaj tha se do të jenë përkrahës të cilitdo që bëhet kryetar, duke…

Lajme

17/11/2025 16:33

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj ka thënë se kandidati për kryetar të kësaj partie është Bedri Hamza, por thekson se edhe Enver Hoxhaj gëzon respektin e tij.

Derisa pritet të mbahet Konventa e kësaj partie për të zgjedhur edhe kryetarin e ri, Qalaj tha se do të jenë përkrahës të cilitdo që bëhet kryetar, duke shtuar se shpresojnë që PDK do të jetë shumë më e fortë.

“Është më rëndësi të zgjidhet kryetari dhe pastaj kryetari sigurisht që do të dalë në publik me planet dhe objektivat e tij. Ne do të jemi përkrahës të mëdhenj të gjithë atyre propozimeve që bën kryetari. Shpresoj që PDK do të jetë shumë më e fortë, shumë më e konsoliduar dhe gjithë së bashku do të kemi rezultat shumë më të mira në zgjedhjet e ardhshme”, tha Qalaj.

Ai tha se Hamaza është  nëjri nga kandidatët më të suksesshëm të PDK-së.

“Konsideroj që Hamza është për momentin dhe do të jetë njëri nga kandidatët më të suksesshëm të PDK-së. Respekt edhe për Hoxhajn edhe për të tjerët, se kushdo që të zgjidhet kryetar sot do të jetë kryetari im”, nënvizoi ai.