Kosova rikthehet në stërvitje me moral të lartë pas fitores historike ndaj Sllovenisë – fillon përgatitjet për ndeshjen kundër Zvicrës
Kombëtarja e Kosovës nuk ka humbur kohë pas triumfit të madh në Slloveni, që i siguroi vendin në fazën play-off të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. Vetëm një ditë pas ndeshjes, “Dardanët” janë rikthyer në fushë për të vijuar përgatitjet për sfidën e radhës, atë kundër Zvicrës të martën në “Fadil Vokrri”, transmeton lajmi.net.…
Sport
Kombëtarja e Kosovës nuk ka humbur kohë pas triumfit të madh në Slloveni, që i siguroi vendin në fazën play-off të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Vetëm një ditë pas ndeshjes, “Dardanët” janë rikthyer në fushë për të vijuar përgatitjet për sfidën e radhës, atë kundër Zvicrës të martën në “Fadil Vokrri”, transmeton lajmi.net.
Atmosfera në kampin dardan është entuziaste. Lojtarët shihen të buzëqeshur, të motivuar dhe të mbushur me energji pozitive, teksa synojnë të përmbyllin këtë fazë kualifikuese me një tjetër paraqitje dinjitoze.
Federata e Futbollit të Kosovës publikoi pamjet nga seanca e sotme stërvitore, duke shkruar: “Vazhdojmë me energji pozitive! Një ditë pas fitores së madhe ndaj Sllovenisë, Dardanët u rikthyen në stërvitje me buzëqeshje, motivim dhe atmosferë fantastike. Forca Kosovë, të bashkuar drejt Botërorit!”.
Kosova për t’u kualifikuar direkt në Kupën e Botës, duhet të fitoj me rezultat me 6 gola diferencë./lajmi.net/