Zbulim tronditës në Leposaviq: KFOR-i dhe Policia gjejnë 10 detonatorë ndezës me fitila

Në fshatin Gnjezhdan të Leposaviqit, më 15 nëntor 2025 rreth orës 11:30, njësi të KFOR-it në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë gjetur dhjetë detonatorë ndezës me fitila (kabllo) në afërsi të lumit. Materialet e dyshuara janë dërguar menjëherë në stacionin policor, ndërsa njësia e hetimeve ka dalë në vendin e ngjarjes për të siguruar…

Lajme

16/11/2025 08:31

Në fshatin Gnjezhdan të Leposaviqit, më 15 nëntor 2025 rreth orës 11:30, njësi të KFOR-it në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë gjetur dhjetë detonatorë ndezës me fitila (kabllo) në afërsi të lumit.

Materialet e dyshuara janë dërguar menjëherë në stacionin policor, ndërsa njësia e hetimeve ka dalë në vendin e ngjarjes për të siguruar provat dhe për të kryer ekzaminimet e nevojshme, transmeton lajmi.net.

Sipas autoriteteve, prokurori i shtetit është informuar dhe ka urdhëruar inicimin e rastit si “armëmbajtje pa leje”. Hetimet po vazhdojnë nga njësitë kompetente për të zbuluar origjinën e materialeve dhe rrethanat e braktisjes së tyre.

Raporti i plotë: 

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Gnjezhdan, Leposaviq 15.11.2025-11:30. Raportohet se njësi nga KFOR-i dhe Policia e Kosovës kanë sjellë në stacion policor dhjetë (10) detonator ndezës me fitila (kabllo) të cilët i kishin gjetur në afërsi të fshatit afër lumit. Njësia e hetimeve ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu është kontaktuar prokurori i shtetit i cili udhëzon që të iniciohet rasti si me lartë. Rasti është nën hetime nga njësitet kompetente./lajmi.net/