Bexhet Xheladini, kryetari me më së shumti vota të diasporës
Bexhet Xheladini, kryetari i Dragashit është kandidati më i votuar nga diaspora në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Xheladini i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka siguruar plot 873 vota, duke lënë pas vetes kandidatët për kryetar të 17 komunave të tjera që shkuan në balotazh më 9 nëntor. Sipas rezultatit të përmbledhur të KQZ-së,…
Lajme
Bexhet Xheladini, kryetari i Dragashit është kandidati më i votuar nga diaspora në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Xheladini i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka siguruar plot 873 vota, duke lënë pas vetes kandidatët për kryetar të 17 komunave të tjera që shkuan në balotazh më 9 nëntor.
Sipas rezultatit të përmbledhur të KQZ-së, Bexhet Xheladini ka fituar 59.19% të të gjitha votave, duke mposhtur kështu Shaban Shabanin e PDK-së, me të cilin ishin në garë për të parin e Dragashit.
