Kurti shkruan para ndeshjes së Kosovës me Slloveninë: Është koha jonë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shkruar para ndeshjes së Kosovës me Slloveninë, e vlefshme për kualifikimet në botëror. Ai ka thënë se është koha për mbështetje, shpresë, besim e bashkim. Postimi i plotë: Sonte luan Kosova! Në Lubjanë, djemtë tanë luajnë ndeshjen e radhës drejt Kupës së Botës, me Slloveninë. Është koha jonë, koha…
Lajme
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shkruar para ndeshjes së Kosovës me Slloveninë, e vlefshme për kualifikimet në botëror.
Ai ka thënë se është koha për mbështetje, shpresë, besim e bashkim.
Postimi i plotë:
Sonte luan Kosova!
Në Lubjanë, djemtë tanë luajnë ndeshjen e radhës drejt Kupës së Botës, me Slloveninë. Është koha jonë, koha e mbështetjes dhe shpresës, e besimit dhe e bashkimit.
Le ta tregojmë edhe një herë se kur brohorasim njëzëri, Kosova fiton.
Secili prej nesh të jetë pjesë e kësaj nate të madhe, në stadium, nëpër sheshe, në shtëpi e kudo që jemi, të gjithë bashkë për Dardanët.