Gjini e përmbys Golën e VV-së në Gjakovë edhe me votat me kusht dhe ato me nevoja të veçanta
Ardian Gjini nga AAK ka triumfuar ndaj Ardian Golës së LVV-së në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 9 nëntor. Përveç fitores me votat e rregullta, Gjini ka rezultuar më i votuar edhe te votuesit me kusht dhe te personat me nevoja të veçanta, raporton lajmi.net Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ,…
Lajme
Ardian Gjini nga AAK ka triumfuar ndaj Ardian Golës së LVV-së në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 9 nëntor.
Përveç fitores me votat e rregullta, Gjini ka rezultuar më i votuar edhe te votuesit me kusht dhe te personat me nevoja të veçanta, raporton lajmi.net
Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, kryetari aktual i Gjakovës ka siguruar 32 vota me kusht, ose 58,18%, ndërsa Gola ka marrë 23 vota, përkatësisht 41,82%.
Edhe në kategorinë e votave të personave me nevoja të veçanta, Gjini ka marrë 52 vota (66,67%), ndërsa Gola ka siguruar 33 vota (33,33%).
Bazuar në rezultatet e deritanishme, pa përfshirë votat me postë, Gjini ka grumbulluar 17,231 vota, ose 56,46%, ndërsa Gola 13,287 vota, apo 43,54%./Lajmi.net/