Hysen Hundozi mohon bastisjen në RTK: Policia nuk më ka kontaktuar asnjëherë, nuk më kanë shoqëruar në stacion
Pas raportimeve të disa mediave vendore se Policia e Kosovës ka zbarkuar në ambientet e Radio Televizionit të Kosovës (RTK) dhe se ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm, Hysen Hundozi, është shoqëruar nga policia, ka ardhur reagimi i vetë Hundozit. Në një prononcim për Lajmi.net, Hundozi mohoi kategorikisht se ka pasur ndonjë bastisje në…
Lajme
Pas raportimeve të disa mediave vendore se Policia e Kosovës ka zbarkuar në ambientet e Radio Televizionit të Kosovës (RTK) dhe se ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm, Hysen Hundozi, është shoqëruar nga policia, ka ardhur reagimi i vetë Hundozit.
Në një prononcim për Lajmi.net, Hundozi mohoi kategorikisht se ka pasur ndonjë bastisje në RTK apo që ai të jetë kontaktuar nga organet e rendit, raporton lajmi.net
Ai tha se nuk është kontaktuar nga Policia dhe se nuk është shoqëruar në Polici.
“Nuk ka pasë bastisje, unë në asnjë formë nuk jam kontaktuar nga Policia e Kosovës, as në formë të shkruar përmes emailit, as telefonike, por as takim nuk kam pasë me ta e aq më pak me u shoqëru. Do të thotë, lajmi është 100 për qind i pavërtetë sa i përket meje si u.d. i drejtorit të RTK-së. Kanë mujt me shku në administratë me u interesu për statusin tem, kurgjo ma shumë — jo bastisje, nuk më kanë kontaktuar mua”, tha Hundozi./Lajmi.net/