ShSKUK njofton për furnizim të plotë me materiale për shërbimet e hemodializës
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se është realizuar furnizimi me materiale të nevojshme për shërbimet e hemodializës në të gjitha njësitë brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe në spitalet e përgjithshme. Në njoftim thuhet se anipse ka pasur telashe teknike gjatë ditëve të fundit, asnjë pacient…
Lajme
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se është realizuar furnizimi me materiale të nevojshme për shërbimet e hemodializës në të gjitha njësitë brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe në spitalet e përgjithshme.
Në njoftim thuhet se anipse ka pasur telashe teknike gjatë ditëve të fundit, asnjë pacient nuk ka mbetur pa e marrë trajtimin e nevojshëm.
“Furnizimi po bëhet në sasi të mjaftueshme, konform kërkesave, për të siguruar kontinuitet të trajtimit të pacientëve”, thuhet në komunikatën e ShSKUK-së.
Postimi i plotë:
ShSKUK furnizohet me materiale të mjaftueshme për shërbimet e hemodializës
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) njofton opinionin publik se sot po realizohet furnizimi me materiale, në sasi të nevojshme për shërbimet e hemodializës, në të gjitha njësitë në QKUK, por edhe në spitalet e përgjithshme.
Sqarojmë se, përkundër disa telasheve teknike gjatë furnizimit në ditët e fundit, asnjë pacient nuk ka mbetur pa e marrë shërbimin e nevojshëm në QKUK dhe spitalet e përgjithshme.
Furnizimi po bëhet në sasi të mjaftueshme, konform kërkesave, për të siguruar kontinuitet të trajtimit të pacientëve./Lajmi.net/