Tahiri pas humbjes në Mitrovicë, e uron Pecin: Rezultati i zgjedhjeve është shprehje e vullnetit tuaj dhe ky vullnet do ta ketë gjithmonë respektin tim
Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri ka humbur garën dje në balotazh. Ai pas publikimit të rezultateve në të gjitha vendvotimet, ka falënderuar të gjithë për besimin dhe përkrahjen që i kanë dhënë në këtë garë, ndërsa ka thënë se ishte privilegj i madh të jetë pjesë e një procesi demokratik që…
Lajme
Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri ka humbur garën dje në balotazh.
Ai pas publikimit të rezultateve në të gjitha vendvotimet, ka falënderuar të gjithë për besimin dhe përkrahjen që i kanë dhënë në këtë garë, ndërsa ka thënë se ishte privilegj i madh të jetë pjesë e një procesi demokratik që thotë se ka dëshmuar kulturën e lartë qytetare.
“Rezultati i zgjedhjeve është shprehje e vullnetit tuaj dhe ky vullnet do ta ketë gjithmonë respektin tim. Urime kundërkandidatit tim për fitoren! I uroj suksese në punën e tij për Mitrovicën. Unë do të vazhdoj të jem në shërbim të Mitrovicës dhe të të gjithë qytetarëve, me ndershmëri, përkushtim dhe dashuri për qytetin tonë, si gjithmonë”, ka shkruar Tahiri.
Në Mitrovicë ka fituar kandidati i VV-së, Faton Peci me 53,47% ndërsa Tahiri ka marrë 46,53% të votave. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë: