Përparim Rama i bashkohet protestës në sheshin “Skenderbeu”
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i është bashkuar protestës së organizuar sot në sheshin “Skënderbeu” nga studentët e shumtë nga e gjithë Kosova. Përparim Rama është parë përkrah ish-kryetares së KQZ-së, Valdete Daka. Përpara vetes Rama mbante parullën me logon e UÇK-së. Për disa ditë radhazi shumë prej qytetarëve kanë pyetur se ku është Rama…
Lajme
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i është bashkuar protestës së organizuar sot në sheshin “Skënderbeu” nga studentët e shumtë nga e gjithë Kosova.
Përparim Rama është parë përkrah ish-kryetares së KQZ-së, Valdete Daka.
Përpara vetes Rama mbante parullën me logon e UÇK-së.
Për disa ditë radhazi shumë prej qytetarëve kanë pyetur se ku është Rama që s’iu bashkua protestave, anipse çdo marshi të mëparshëm i ishte bashkuar.
Sot Rama vendosi që të dalë në shesh, ndërsa mëngjesin e sotëm veçse publikoi fotografi të shumta nga sheshet e kryeqytetit me thirrjet për drejtësi në Hagë./Lajmi.net/
