“LUJTA O RAMIZ”: Muharremaj telefonon LIVE Lladrovcin

Kryetari i Suharekës edhe për një mandat, Bali Muharremaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës telefonoi kryetarin aktual të Drenasit, Ramiz Lladrovcin të cilit i tha frzën e tij të njohur “lujta”. “Ramiz, hej, lujta prej menve o Ramiz, pasha zotin po”, i tha zotëri Muharremaj Lladrovcit. “A fitove o Bali se më duket rezultatin…

Lajme

09/11/2025 19:39

Kryetari i Suharekës edhe për një mandat, Bali Muharremaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës telefonoi kryetarin aktual të Drenasit, Ramiz Lladrovcin të cilit i tha frzën e tij të njohur “lujta”.

“Ramiz, hej, lujta prej menve o Ramiz, pasha zotin po”, i tha zotëri Muharremaj Lladrovcit.

“A fitove o Bali se më duket rezultatin e mirë e ke. Unë kam pritur që miku im të fitojë pa balotazh, po taksirat me i nxjerr edhe një herë me votu, i uroj suksese. Krejt shokët e mi po fitojnë”, i tha Lladrovci.

Ndër tjerash, Muharremaj falënderoi qytetarët e Suharekës, pa dallim partie.

“Falënderoj të gjithë qytetarët e Suharekës, ka qenë një fitore bindëse duke i falënderuar të gjithë qytetarët”, tha Muharremaj.