Radoniqi i KQZ-së: Brenda orës do t’i publikojmë rezultatet preliminare
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka mbajtur një konferencë për media pasi ka përfunduar procesi i votimit në 18 komuna të vendit që kanë qenë në balotazh. Ai ka thënë se kanë marrë pjesë në votim 32,73% të qytetarëve me të drejtë vote në këto 18 komuna, ndërsa në raundin e parë në këto 18…
Lajme
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka mbajtur një konferencë për media pasi ka përfunduar procesi i votimit në 18 komuna të vendit që kanë qenë në balotazh.
Ai ka thënë se kanë marrë pjesë në votim 32,73% të qytetarëve me të drejtë vote në këto 18 komuna, ndërsa në raundin e parë në këto 18 komuna kanë votuar 38,91% apo 512 mijë e 160 votues nga 1 milionë e 316 mijë e 129 votues.
“Aktualisht në vendvotime është duke u bërë numërimi i fletëvotimeve, dhe në disa prej tyre ka përfunduar procesi dhe në platformën e KQZ-së do të filloj publikimi i rezultateve. Numër një është një hap kyç në përmbylljen e ditës së zgjedhjeve, u bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të këshilleve të vendvotimeve të respektojnë në përpikmëri të gjitha rregullat zgjedhore ashtu që vullneti i qytetarëve të mbrohet plotësisht”, ka thënë Radoniqi për media.
Ai ka thënë se nga ora 19:00 ka filluar afati 48 orësh për paraqitjen e ankesave në PZAP lidhur me procesin e votimit të sotëm.
“Besoj që brenda orës do të dalim me një konferencë të re ku do t’i publikojmë rezultatet preliminare. Rreth orës 21:00 por presim edhe pak”, ka thënë Radoniqi në lidhje me orën kur mund të publikohen rezultatet preliminare. /Lajmi.net/