Arian Tahiri reagon pas u mbyllën vendvotimet: Tani është radha e komisionerëve dhe vëzhguesve që ta numërojnë çdo votë me kujdes e ndershmërI
Kandidati i PDK-së, Arian Tahiri ka dal me reagim pas mbylljes së vendvotimeve dhe publikimet të Exit Polla-ve. Tahiri në reagimin e tij ka thënë që tash është radha e komisionerëve dhe vëzhguesve, transmeton lajmi.net. Tre Exit Poll-at e kanë nxjerr fitues Arian Tahirin, por me një diferencë të ngushtë. “Qytetarët e Mitrovicës e thanë…
Lajme
Kandidati i PDK-së, Arian Tahiri ka dal me reagim pas mbylljes së vendvotimeve dhe publikimet të Exit Polla-ve.
Tahiri në reagimin e tij ka thënë që tash është radha e komisionerëve dhe vëzhguesve, transmeton lajmi.net.
Tre Exit Poll-at e kanë nxjerr fitues Arian Tahirin, por me një diferencë të ngushtë.
“Qytetarët e Mitrovicës e thanë fjalën e tyre. Tani është radha e komisionerëve dhe vëzhguesve që ta numërojnë çdo votë me kujdes e ndershmëri, duke respektuar vullnetin e votuesve mitrovicas. Le të tregojmë maturi, sepse besimi i qytetarëve është më i vlefshëm se çdo rezultat. Faleminderit, Mitrovicë!”, ka thënë Tahiri./lajmi.net/