Exit Polli i UBO Consulting për Prizrenin: Totaj e merr edhe një mandat, humb Artan Abrashi

Sot, në 18 komuna të Kosovës është mbajtur raundi i dytë i zgjedhjeve lokale. Ndër këto komuna, ka qenë edhe ajo e Prizrenit. Në këtë komunë, në balotazh kanë qenë kryetari aktual i Prizrenit, i cili ka qenë kandidat i PDK-së edhe për një mandat, Shaqir Totaj, dhe kandidati i VV-së për kryetar të Prizrenit,…

Lajme

09/11/2025 19:04

Sot, në 18 komuna të Kosovës është mbajtur raundi i dytë i zgjedhjeve lokale. Ndër këto komuna, ka qenë edhe ajo e Prizrenit.

Në këtë komunë, në balotazh kanë qenë kryetari aktual i Prizrenit, i cili ka qenë kandidat i PDK-së edhe për një mandat, Shaqir Totaj, dhe kandidati i VV-së për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi.

Sipas Exit Pollit të UBO Consulting, Prizrenin e ka fituar Shaqir Totaj i PDK-së me 56,8% ndërsa i dyti është Artan Abrashi i VV-së me 43,2%/Lajmi.net/