Gjendet pa shenja jete një 46 vjeçar në Soponiçë të Kaçanikut, Policia po e heton vdekjen

Një burrë i moshës 46 vjeçare është gjetur pa shenja jeta sot rreth orës 13:50, në fshatin Soponiçë të Kaçanikut. Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli i cili ka thënë se mjekët e QKMF-së në Kaçanik kanë dal në vendngjarje dhe e kanë konstatuar se viktima…

Lajme

09/11/2025 17:35

Një burrë i moshës 46 vjeçare është gjetur pa shenja jeta sot rreth orës 13:50, në fshatin Soponiçë të Kaçanikut.

Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli i cili ka thënë se mjekët e QKMF-së në Kaçanik kanë dal në vendngjarje dhe e kanë konstatuar se viktima është pa shenja jete.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore nga stacioni policor Kaçanik, krim-teknikët dhe hetuesit rajonal. Në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar rasti “Hetim mbi vdekjen”. Për informata shtesë lidhur me rastin, do të njoftoheni me raport në vijim”, ka thënë Veseli. /Lajmi.net/