Kurti: U bëj thirrje të gjithë qytetarëve me të drejtë vote që ta shfrytëzojnë rastin

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, i është drejtuar kutisë së votimit. Ai ka votuar në fakultetin Juridik. Kurti pasi e ka hedhur votën e tij te Fakulteti Juridik, i ftoi të gjithë qytetarët të votojnë. “Ndonëse është e diel sot jemi zgjuar në mëngjes, Republika e Kosovës mban zgjedhjet në raundin e dytë…

Lajme

09/11/2025 08:47

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, i është drejtuar kutisë së votimit.

Ai ka votuar në fakultetin Juridik.

Kurti pasi e ka hedhur votën e tij te Fakulteti Juridik, i ftoi të gjithë qytetarët të votojnë.

“Ndonëse është e diel sot jemi zgjuar në mëngjes, Republika e Kosovës mban zgjedhjet në raundin e dytë për balotazh për 18 komuna në shtetin tonë, unë posa votova në fakultetin Juridik u bëj thirrje të gjithë qytetarëve me të drejtë vote që ta shfrytëzojnë rastin dhe të bëhen pjesëmarrës dhe vendimmarrës për kryetarët e Komunave për katërvjeçarin për ta si banorë të Republikës së Kosovës,. gjithçka do të shkojë mbarë e mirë edhe KQZ, i ka bërë përgatitjet po ashtu të gjithë komisionerët dhe vëzhguesit ndodhen në qendrat e votimit”, ka thënë Kurti. /Lajmi.net/