Skandaloze | Zyrtari i VV-së, Hysamedin Feraj, krahason Albin Kurtin me Allahun – kërkon bindje të verbër ndaj kandidatëve të partisë

Një deklaratë e zyrtarit të njohur të Lëvizjes Vetëvendosje, Hysamedin Feraj, ka shkaktuar reagime në rrjete sociale, pas një krahasimi tejet të diskutueshëm që ai ka bërë në një postim publik lidhur me sjelljen e votuesve të partisë në zgjedhje. Në shënimin e tij, Feraj ka përshkruar një bisedë “teologjike” mes dy votuesve të VV-së,…

Lajme

08/11/2025 17:05

Një deklaratë e zyrtarit të njohur të Lëvizjes Vetëvendosje, Hysamedin Feraj, ka shkaktuar reagime në rrjete sociale, pas një krahasimi tejet të diskutueshëm që ai ka bërë në një postim publik lidhur me sjelljen e votuesve të partisë në zgjedhje.

Në shënimin e tij, Feraj ka përshkruar një bisedë “teologjike” mes dy votuesve të VV-së, ku krahasoi votuesit që mbështesin Albin Kurtin në nivel qendror, por jo kandidatët e partisë në nivel lokal, me besimtarë që mohojnë profetët apo figurat e shenjta të fesë, transmeton lajmi.net.

Feraj shkruan:

“Njëri: e votoj Albinin në nivel Kosove, por jo kandidatin që ai më propozon për nivelin lokal.
Tjetri: si muslimani që thotë ‘e besoj Allahun, por jo të dërguarin e tij në tokë, profetin Muhamed a.s.’, ose i krishteri që thotë ‘e besoj Atin, por jo birin (Krishtin).’”

Krahasimi i Ferajt është interpretuar nga shumë komentues si barazim i Albin Kurtit me figurat hyjnore, përkatësisht me Allahun apo Jezusin, duke e cilësuar këtë si një shprehje të kultit të individit brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

Përveç kësaj, mesazhi i Ferajt shihet si thirrje për bindje të plotë politike, ku ai nënkupton se votuesit e VV-së duhet të votojnë çdo kandidat që propozohet nga Kurti, pa vënë në dyshim cilësinë apo përfaqësimin e tij lokal./lajmi.net/