Kurti thotë se opozita e ka në dorë fatin e Qeverisë së re: Ose zgjedhje në dhjetor, ose Konjufca 1 e zgjedhje në prill
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur për zhvillimet politike lidhur me krijimin e qeverisë së re, për të cilën ka mandatuar Glauk Konjufcën. Kurti ka deklaruar se tashmë është në dorën e opozitës nëse zgjedhjet e reja do të mbahen në dhjetor apo në prill. Sipas tij, në rast se Konjufca nuk merr votëbesimin…
Lajme
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur për zhvillimet politike lidhur me krijimin e qeverisë së re, për të cilën ka mandatuar Glauk Konjufcën.
Kurti ka deklaruar se tashmë është në dorën e opozitës nëse zgjedhjet e reja do të mbahen në dhjetor apo në prill. Sipas tij, në rast se Konjufca nuk merr votëbesimin në Kuvend, vendi do të shkojë në zgjedhje në dhjetor, ndërsa nëse formohet “Qeveria Konjufca 1”, zgjedhjet e ardhshme do të mbahen në prill, periudhë kur duhet të zgjidhet edhe presidenti i ri.
“Opozita e ka në dorë që ta zgjedh rrugën e mëtutjeshme. Ose Kurti 2.5 drejt zgjedhjeve në dhjetor, ose Konjufca 1 drejt zgjedhjeve në prill. Cilado për ne është e pranueshme”, ka thënë Kurti të premten për Syri Vision./Lajmi.net/