Vdekja e 25 vjeçares nga Kosova në Tetovë – Viktima është S.D. nga Gjakova – çfarë u gjet në vendin e ngjarjes?
Është gjetur pa shenja jete trupi i një 25-vjeçare nga Kosova, që supozohet të jetë studente në Tetovë. Burime nga Policia bëjnë me dije për Alsat.mk, se 25-vjeçarja që u gjet e vdekur është S.D nga Gjakova. Sipas po këtyre burimeve, ajo ka rënë nga një objekt në ndërtim e sipër, derisa në vendin e…
Lajme
Është gjetur pa shenja jete trupi i një 25-vjeçare nga Kosova, që supozohet të jetë studente në Tetovë.
Burime nga Policia bëjnë me dije për Alsat.mk, se 25-vjeçarja që u gjet e vdekur është S.D nga Gjakova.
Sipas po këtyre burimeve, ajo ka rënë nga një objekt në ndërtim e sipër, derisa në vendin e ngjarjes janë gjetur disa barna.
E ndjera ishte studente në master, ndërkaq bëhet me dije se organet e rendit janë në kërkim se a ka persona të tjerë të përfshirë.