Syla i OVL-së: Kur u drejtuam tek ambasadorët s’na u tha se dikush u interesu më herët për krerët e UÇK-së në Hagë

Gazmend Syla i OVL-UÇK-së gjatë takimeve që i kanë pasur me ambasadorë të ndryshëm, asnjëherë nuk iu është thënë se shteti i Kosovës, apo konkretisht kryeministri Albin Kurti është interesuar për ish-krerët e UÇK-së të cilët padrejtësisht po mbahen tash e pesë vite në Hagë. “Kemi punu shumë në rrafshin diplomatik, për qudi shumë ambasadorë…

Lajme

05/11/2025 21:17

Gazmend Syla i OVL-UÇK-së gjatë takimeve që i kanë pasur me ambasadorë të ndryshëm, asnjëherë nuk iu është thënë se shteti i Kosovës, apo konkretisht kryeministri Albin Kurti është interesuar për ish-krerët e UÇK-së të cilët padrejtësisht po mbahen tash e pesë vite në Hagë.

“Kemi punu shumë në rrafshin diplomatik, për qudi shumë ambasadorë që kem taku por edhe eurodeputet të tjerë, asnjëherë nuk na është thënë se kemi pas interesim edhe prej shtetit juaj, ose në këtë rast për Kurtin që paska thon paska punu në heshtje”.

Tutje, ai tha se sipas ambasadorëve, janë të vetmit nga kjo organizatë që kanë kërkuar reagime për ish-krerët e UÇK-së.

“Na kanë thënë që jeni të vetmit që keni trokit në derën tonë për këtë problematik.

Nuk është e vërtet kjo që ka thënë Kurti, të paktën me këta ambasadorë që jemi taku, nuk na është thënë se është interesu dikush ma herët”, tha ai.