PDK konfirmon takimin e Memli Krasniqit me presidenten Osmani: E kemi përsëritur qëndrimin se nuk ka shumicë për formimin e qeverisë së re

Sot gjatë ditës lajmi.net ka raportuar se kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi e ka takuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani. Në lidhje me këtë, lajmi.net e ka kontaktuar zëdhënësin e PDK-së, Faton Abdullahu që e ka konfirmuar takimin. “Po, sot pasdite, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është takuar me Presidenten Osmani, për…

Lajme

04/11/2025 17:03

Sot gjatë ditës lajmi.net ka raportuar se kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi e ka takuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Në lidhje me këtë, lajmi.net e ka kontaktuar zëdhënësin e PDK-së, Faton Abdullahu që e ka konfirmuar takimin.

“Po, sot pasdite, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është takuar me Presidenten Osmani, për t’ia përsëritur qëndrimin e qartë dhe parimor të PDK-së, tashmë të bërë publik edhe përmes komunikatës zyrtare, se në Kuvendin e Kosovës nuk ekziston shumicë për formimin e një qeverie të re nga kjo legjislaturë. Në këtë rrethanë, çdo mandatim i radhës për këdo nga Lëvizja Vetëvendosje do të ishte vetëm një përpjekje e kotë për të fituar kohë, një zvarritje e panevojshme që vetëm se do ta thellonte krizën politike, pasigurinë institucionale dhe humbjen e besimit të qytetarëve në institucione”, u shpreh Abdullahu./lajmi.net/