Propozimi i Konjufcës, Musliu-Shoshi: Ali Hoxha-Hoxhë Alia

Propozimin e Glauk Konjufcës për kryeministër Ariana Musliu-Shoshi e ka quajtur si opsion të njëjt. Musliu-Shoshi, ka bërë një krahasim duke e quajtur këtë propozim Ali Hoxha-Hoxhë Alia”. Postimi i plotë: “Ali Hoxha — Hoxhë Alia, krejt njëjt! Propozimi i Glauk Konjufcës si mandatar i ri nga Vetëvendosje vetëm sa e thellon krizën në të…

Lajme

04/11/2025 14:51

Propozimin e Glauk Konjufcës për kryeministër Ariana Musliu-Shoshi e ka quajtur si opsion të njëjt.

Musliu-Shoshi, ka bërë një krahasim duke e quajtur këtë propozim Ali Hoxha-Hoxhë Alia”.

Postimi i plotë:

“Ali Hoxha — Hoxhë Alia, krejt njëjt!
Propozimi i Glauk Konjufcës si mandatar i ri nga Vetëvendosje vetëm sa e thellon krizën në të cilën ndodhemi. Për ta bërë Glaukun kryeministër duhen 61 nënshkrime, por duket se po e harrojnë që numrat nuk dalin me dëshira e as me propagandë.
Populli mat me punë, besim e drejtësi” shkruan Musliu-Shoshi në reagim.