Raporti i Progresit: Kosova mbetet shumë e varur nga termocentralet e vjetruara me qymyr, të përshpejtojë përmirësimin e termocentralit “Kosova B”
Raporti i Progresit i BE-së për Kosovën tregon se vendi ka arritur disa përparime në fushën e energjisë, duke përfshirë lansimin e ankandit për energjinë e erës prej 100 MW, investime në përmirësimin e efikasitetit energjetik të ndërtesave publike dhe banesore, si dhe hapa drejt liberalizimit të tregut të energjisë elektrike. Megjithatë, Kosova mbetet shumë…
Lajme
Raporti i Progresit i BE-së për Kosovën tregon se vendi ka arritur disa përparime në fushën e energjisë, duke përfshirë lansimin e ankandit për energjinë e erës prej 100 MW, investime në përmirësimin e efikasitetit energjetik të ndërtesave publike dhe banesore, si dhe hapa drejt liberalizimit të tregut të energjisë elektrike.
Megjithatë, Kosova mbetet shumë e varur nga termocentralet e vjetruara me qymyr, ndërsa përshpejtimi i investimeve në burime të rinovueshme dhe përmirësimi i efikasitetit të energjisë mbetet sfidë kryesore, raporton lajmi.net
Raporti thekson se rekomandimet e Komisionit nga viti i kaluar janë zbatuar pjesërisht dhe mbeten kryesisht të vlefshme. Në vitin e ardhshëm, Kosova duhet, në veçanti:
→ të miratojë Planin Kombëtar të Energjisë dhe Klimës (NECP) dhe paketën e ligjeve të energjisë për të siguruar përputhshmërinë me Pakon e Integrimit të Energjisë Elektrike dhe Pakon e Energjisë së Pastër, si dhe të organizojë raundin tjetër të ankandeve për burimet e rinovueshme;
→ të përshpejtojë përmirësimin mjedisor të termocentralit Kosova B dhe punimet për çmontimin e pjesëve jofunksionale të termocentralit Kosova A;
→ të përmirësojë zbatimin e legjislacionit për efikasitetin e energjisë dhe të vazhdojë investimet në performancën energjetike të ndërtesave./Lajmi.net/