Shqipëria i jep sot lamtumirën Fatos Nanos, nisin homazhet

Familjarë, miq, qytetarë e figura të rëndësishme politike e jo vetëm po marrin pjesë në homazhet në nder të ish-kryeministrit Fatos Nano në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Bashkëshortja e ish-kryeministrit të ndjerë Fatos Nano, Xhoana, djali tij Sokoli dhe vajza Edlira po marin pjesë në homazhe. E pranishme është edhe ish-bashkëshortja e Nanos, Rexhina.…

Lajme

02/11/2025 11:29

Familjarë, miq, qytetarë e figura të rëndësishme politike e jo vetëm po marrin pjesë në homazhet në nder të ish-kryeministrit Fatos Nano në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Bashkëshortja e ish-kryeministrit të ndjerë Fatos Nano, Xhoana, djali tij Sokoli dhe vajza Edlira po marin pjesë në homazhe.

E pranishme është edhe ish-bashkëshortja e Nanos, Rexhina.

Përveç kryeministri, Edi Rama, pritet që fjalim të mbajë edhe Xhoana Nano.

Kujtojmë se, Fatos Nano ishte kryeministër i Shqipërisë tre herë, ndërsa për 13 vjet, ishte kryetar i Partisë Socialiste.