Vrasja në Fushticë të Drenasit, arrestohet i dyshuari

Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin për vrasjen që ka ndodhur në Fushticë të Drenasit. I njëjti me vendim të prokurorit u dërgua në mbajtje. Sipas njoftimit të Policisë thuhet se është konfiskuar edhe një pistoletë, një gëzhojë dhe një fishek. Njoftimi i plotë: VRASJE-Fushticë e Poshtme, Gllogoc / 01.11.2025 – 13:35. Është arrestuar…

Lajme

02/11/2025 08:48

Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin për vrasjen që ka ndodhur në Fushticë të Drenasit.

I njëjti me vendim të prokurorit u dërgua në mbajtje.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se është konfiskuar edhe një pistoletë, një gëzhojë dhe një fishek.

Njoftimi i plotë:

VRASJE-Fushticë e Poshtme, Gllogoc / 01.11.2025 – 13:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se kishte qëlluar me armë zjarri për vdekje viktimën mashkull kosovar. Është sekuestruar pistoleta, një gëzhojë dhe një fishek. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.