Lladrovci: Kemi mungesë të liderëve, sepse, “liderët” aktual nuk e kanë në konsideratë strategjinë për rrugën që ka marrë Kosova
Lideri i prin vendit, kur është më së vështiri, në rrethanat që e krijojnë për të arritur objektivat dhe ecë bashkë me shtetin, pa xhelozi të arritjeve të bashkë kohanikëve. Lideri thotë po, kur dyshuesit me shumicë thonë ndryshe, sepse, ka vështrim dhe koncept afatgjatë për qëllimin. Shkruan: Ramiz Lladrovci Ka apo nuk ka liderë…
Opinion
Lideri i prin vendit, kur është më së vështiri, në rrethanat që e krijojnë për të arritur objektivat dhe ecë bashkë me shtetin, pa xhelozi të arritjeve të bashkë kohanikëve. Lideri thotë po, kur dyshuesit me shumicë thonë ndryshe, sepse, ka vështrim dhe koncept afatgjatë për qëllimin.
Shkruan: Ramiz Lladrovci
Ka apo nuk ka liderë Republika e Kosovës në muajt e vitet që po i përjetojmë?
Nga rezultatet e qeverisjes dhe gjendjes së shtetit, vërehet mungesë e liderëve që e kthejnë motin në favor të Kosovës!
Pse kemi mungesë të liderëve, sepse, “liderët” aktualë, nuk e kanë në konsideratë strategjinë për rrugën që ka marrë Kosova, nevojat e shtetit dhe emergjenca për veprim në favor të interesit qytetar, por, shikojnë përfitimet afatshkurtra, egot personale dhe ci-vitë e mangëta që po presin plotësim.
Lideri i prin vendit, kur është më së vështiri, në rrethanat që e krijojnë për të arritur objektivat dhe ecë bashkë me shtetin, pa xhelozi të arritjeve të bashkë kohanikëve. Lideri thotë po, kur dyshuesit me shumicë thonë ndryshe, sepse, ka vështrim dhe koncept afatgjatë për qëllimin.
Lider është personaliteti i cili nuk ia ka frikën aksioneve të para të armatosura, vendimit për fillimin e luftës çlirimtare, nuk i frikësohet çarmatosjes së Ushtrisë që i priu, nuk i frikësohet shpalljes së pavarësisë, themelimit të ushtrisë, nuk ia ka frikën integrimit të 7 a 8% të minoriteteve në institucionet e shtetit, nuk ia ka frikën emërimit të ministrave nga radhët e pakicave në qeverinë e shumicës, nuk ia ka frikën armiqve që i mundi me luftë dhe me diplomaci, nuk frikësohet të përkulet para varrezave të viktimave të kombësive tjera. Nuk ia ka frikën fjalëve “tradhtar”, “i shitur” apo “spiun”, sepse, ka identitet, vlera, vepra dhe karakter të liderit nacional, pas të cilit çohet shumë pluhur.
A ka sot Kosova lider?
Nga klima politike, shihet se kemi kryetarë të subjekteve politike, kryetarë të shoqatave, organizatave dhe asociacioneve të ndryshme, por, Kosovës i mungon lideri që e kthen motin e mirë me diell kur i duhet Kosovës, e sjell shiun kur i duhet tokës së Kosovës dhe sjell borën, kur i duhet grurit të Kosovës.
Ata që do të duhej t’i prinin Kosovës, po i pengon historia dhe narracioni i armiqve të Kosovës, të tjerët që kanë dëshmuar liderizëm, nuk po e marrin besimin, nga narracioni i ngjashëm.
Deri sa kemi prijës që i frikësohet hijes së vet, Kosova jo që vendnumëron, por, po ecë mbrapa. Padrejtësisht, Kosova dhe ne qytetarët nuk e kemi merituar prapakthimin. Kosova në çdo kohë ka nxjerr nga gjiri i vet dalëzotësit, sipas nevojës, prandaj, beteja për t’i pri proceseve pritet të fillojnë. Atdhetarët që e duan Kosovën dhe e barazojnë me jetën e vet, pritet të rirreshtohen. Dështakët kanë emër, sa më parë, atdhetarët rirreshtim!