Dështimi për formimin e Qeverisë “Kurti 3”, deklarohen nga Presidenca: Osmani do të nis konsultimet me partitë politike brenda afatit
Pas dështimit të formimit të Qeverisë “Kurti 3”, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se do të ftojë partitë politike për konsultime brenda afatit kushtetues dhe në përputhje me përgjegjësitë e saj kushtetuese. Kështu ka konfirmuar për lajmi.net, Bekim Kupina, këshilltar për media i Presidentes. “Presidentja Osmani do t’i ftoj partitë politike për konsultime…
Lajme
Pas dështimit të formimit të Qeverisë “Kurti 3”, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se do të ftojë partitë politike për konsultime brenda afatit kushtetues dhe në përputhje me përgjegjësitë e saj kushtetuese.
Kështu ka konfirmuar për lajmi.net, Bekim Kupina, këshilltar për media i Presidentes.
“Presidentja Osmani do t’i ftoj partitë politike për konsultime gjithsesi brenda afatit kushtetues dhe në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese”, ka thënë Kupina.
Pas përfundimit të votimit, Kryeparlamentari Dimal Basha sqaroi se përgjegjësia bie sërish tek Presidentja Vjosa Osmani.
Pas konsultimeve me partitë, ajo propozon mandatarin tjetër për kryeministër, në një afat prej 10 ditësh. “Përgjegjësia tani kalon tek Presidentja, e cila pas konsultimeve me subjektet politike dhe brenda një afati prej 10 ditësh ka mundësi të emërojë kandidatin tjetër për kryeministër sipas të njëjtës procedurë”, deklaroi Basha. /Lajmi.net/