Arrestohet një burrë në Lipjan, kanosi policët përmes telefonit

Një burrë është arrestuar në Lipjan, nën dyshimin se kishte kanosur zyrtarë policorë përmes telefonit. Policia ka bërë të ditur se i dyshuari pas inicimit të rastit, është liruar në procedurë të rregullt. “Raportohet se i dyshuari m/k ka kanosur zyrtarët policorë përmes telefonit. I dyshuari është sjellë në stacion dhe pas inicimit të rastit…

Lajme

26/10/2025 09:08

Një burrë është arrestuar në Lipjan, nën dyshimin se kishte kanosur zyrtarë policorë përmes telefonit.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari pas inicimit të rastit, është liruar në procedurë të rregullt.

“Raportohet se i dyshuari m/k ka kanosur zyrtarët policorë përmes telefonit. I dyshuari është sjellë në stacion dhe pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e organeve të rendit.