65 vjeçarja ra për vdekje në greminë në Grykë të Rugovës, nisin hetimet
Policia e Kosovës ka njoftuar në raportin 24-orësh se ka nisur hetimet lidhur me vdekjen e një gruaje, trupi i së cilës është gjetur dje në lumin e njohur si Lumbardh. Sipas policisë, viktima është 65-vjeçare. “Pejë / 25.10.2025 – 14:05. Raportohet se ne lumin Lumbardh është gjetur pa shenja jete viktima f/k rreth 65…
Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar në raportin 24-orësh se ka nisur hetimet lidhur me vdekjen e një gruaje, trupi i së cilës është gjetur dje në lumin e njohur si Lumbardh.
Sipas policisë, viktima është 65-vjeçare.
“Pejë / 25.10.2025 – 14:05. Raportohet se ne lumin Lumbardh është gjetur pa shenja jete viktima f/k rreth 65 vjeçare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”.
Të shtunën, Klankosova.tv raportoi se se një person ishte gjetur pa shenja jete në rrugën Pejë – Rugovë, më saktë tek vendi që njihet si “Kthesa e Madhe” .
Lajmin për Klankosova.tv e kishte konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se trupi ishte poshtë lumit të njohur si Lumbardhi.
“Rreth orës 14 e 10, Policia është njoftuar se në km 5, rrugën Pejë – Rugovë, “te kthesa e madhe”, poshtë në lum ku është Lumbardhi, dyshoher se një person është pa shenja jeta. Mjeku e ka konstatu vdekjen e tij. Policia menjëherë ka dal në vend të ngjarjes, zjarrfikësit dhe epika mjekësore”, tha Gashi.
Ndërkohë, që edhe Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim Malor (ShKShMK) njoftoi dje se është angazhuar në nxjerrjen e trupit të pajetë të një personi që dyshohet se ka rënë në një greminë në Grykë të Rugovës.